
Dy burra dhe dy gra janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të dhunimit dhe materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, viktima e rastit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë