Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sonte nata e 11-të e protestës, organizimet vazhdojnë edhe në diasporë

Gazeta10
26 September 2026 - 9:28

Sot, në Ulmë, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protesta nga diaspora shqiptare, transmeton KosovaPress.

Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta në Hamburg nis prej orës 16:00, në Frankfurt prej orës 17:00, kurse në Ulmë nis prej orës 17:30.

 

Sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Nga Rubrika
Lajme
26 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.