
Trë persona janë lënduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të shtënat me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, përkatësisht pran një restauranti në Veternik.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Sipas tij, policia, informatën për rastin e ka pranuar rreth orës 05:00, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëhërë në vendin e ngjarjes.
“Sipas të dhënave fillestare, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë”, thekson ai./kp