
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, e cila synon të kundërshtojë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00, transmeton lajmi.net.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza në përshkrimin e videos.