
Më shumë se 600 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të tyre janë mbledhur këtë të shtunë, më 26 shtator, në sheshin “General-de-Gaulle” në qytetin Mulhouse të Francës, për të kundërshtuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç raportojnë mediat franceze, pjesëmarrësit mbushën sheshin me flamuj kuqezi në një tubim masiv.
Mediat franceze nënvizojnë po ashtu se vendimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale nuk është përfundimtar, pasi ndaj tij pritet të ushtrohet ankesë në shkallën e dytë.