Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nëntë të arrestuarit ndalohen për 48 orë – Aksioni në veri, sekuestrohen armë, euro e dinarë

Gazeta10
27 September 2026 - 15:18

Nëntë personat e arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas komunikatës së përbashkët, personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhërkontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 9 telefona mobilë, 2 libreza ushtarake, 1 armë e gjatë, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrit 7.65 mm, fishekë të pushkës së gjuetisë, 4 predha, rreth 23,000 euro dhe rreth 60,000 dinarë serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin për ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.