
Nesër në orën 11:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës. Janë pesë pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe Deklarata lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
2. Betimi i deputetëve
3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026
4. Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës
5. Formimi i komisioneve parlamentare