
Sot shënohet Dita Botërore e Zemrës, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të zemrës dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre dhe të kryejnë kontrolle të rregullta.
“Zemra nuk pret! Kontrolloje sot! Jeto gjatë dhe shëndetshëm”, është mesazhi i IKSHPK-së në këtë ditë.