
Pak para seancës plenare të Kuvendit, Kryetari i PDK, Bedri Hamza tha se miratimi i këtij projektligji është “domosdoshmëri” për PDK-në dhe Kosovën, duke e cilësuar atë si prioritet për historinë dhe të ardhmen e vendit.
Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe çështja e presidentit, por pa u përmendur emra konkretë.
Hamza tha se PDK-ja është e gatshme të diskutojë për çështje të tjera, përfshirë presidentin, nëse projektligji për Dhomat e Specializuara kalon.
“Për PDK-në, ligji është pika e parë. Nuk kemi folur për emrat, mirëpo nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar tema të tjera”, tha Hamza.