Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për Kurtin: Nuk jemi pjesë e lojërave të tij dhe nuk do të bëhemi

Gazeta10
28 September 2026 - 11:30

Deputeti i Aleances, Ramush Haradinaj, ka thënë se zhvillimet politike po shkojnë drejt zgjedhjeve, duke theksuar se partia e tij do t’i shfrytëzojë këto ditë për t’u takuar me qytetarët.

Haradinaj tha se partia ka ofruar ndihmën e saj për krijimin e institucioneve, por sipas tij, nuk do të bëhet pjesë e asaj që e cilësoi si “lojë të Kurtit”.

“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje, përderisa çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve. Do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën me u bërë bashkë me popullin, jo në emrin tonë”, tha Haradinaj.

“Ne kemi dhënë ofertën tonë me ndihmu krijimin e institucioneve, edhe pse e kemi ditur se është lojë e Kurtit. Ai i ka ftuar në takime dhe ka tallur dhe i ka lënë pa marrëveshje. Nuk jemi pjesë e lojërave të tij dhe nuk do të bëhemi”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.