
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia A3 është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të remontit vjetor.
Sipas KEK-ut, pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara, njësia A3 ka përfunduar procesin e startimit dhe është sinkronizuar me rrjetin.
Aktualisht, njësia është në operim të rregullt, ndërsa gjendja e saj operative paraqitet stabile.
KEK ka bërë të ditur se parametrat teknikë janë brenda vlerave të planifikuara.