Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron jep lajmin në “X”: Regjimi i Putin ka bombarduar Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës

Gazeta10
28 September 2026 - 23:53

Regjimi i Vladimir Putinit ka goditur institucionin më të madh të kërkimit shkencor në Ukrainë: Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, ka shkruar në rrejtin “X”, presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron thotë se “këto goditje janë një tjetër dëshmi e përbuzjes armiqësore të regjimit rus ndaj shkencës dhe së vërtetës”.

“Ato i shtohen barbarisë së sulmeve të përditshme që vënë në shënjestër civilët ukrainas”, vijon Macron.

“Ne e ndajmë dhimbjen e viktimave dhe të familjeve të tyre. Franca dhe Evropa do të qëndrojnë në krah të popullit ukrainas – i cili po reziston me guxim – për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, është shprehur presidenti francez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.