Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmitarja e rastit për Ibër-Lepencin, Bashvareviq: Nuk e di sa ka qenë dëmi nga shpërthimi i kanalit

Gazeta10
29 September 2026 - 10:42

Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër Lepenc” në Zubin Potok, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku do të vazhdoj seanca gjyqësore ndaj tyre.

E dëshmitarja e rastit në këtë sulm është duke e dhënë dëshminë para Gjykatës në Prishtinë.

Millena Bashvareviq ka deklaruar se nuk e di sa ka qenë dëmi nga shpërthimi i kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.