Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Unitet politik për Specialen’, Kurti: Ekziston vullneti dhe mundësia për dakordim

Gazeta10
30 September 2026 - 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë thirrje për më shumë bashkërendim ndërmjet subjekteve politike dhe institucioneve lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai ka thënë se beson se ekziston mundësia për një dakordim ndërmjet subjekteve politike, duke theksuar se diskutimet për çështje të tilla nuk duhet të zhvillohen përmes mediave, por në takime ndërmjet krerëve të partive dhe subjekteve parlamentare.

“Unë besoj që duhet të ketë takime, diskutime dhe pajtime. Unë e kam parë që është e mundur. Ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë. Dhe 99 votat në deklaratën e sotme janë gjithashtu një dëshmi e qartë për këtë. Unë nuk besoj që këto diskutime duhet t’i bëjmë në media. Besoj që këto diskutime duhet të zhvillohen mes krerëve të partive, mes subjekteve parlamentare, në bisedat e brendshme dhe më pastaj t’i publikojmë rezultatet e këtyre bisedave. Unë jam optimist sepse e kam parë që është e mundur. Pra, përveç se kemi vullnet, kemi mundësi. E kur ekziston edhe vullneti edhe mundësia, është më pak se një muaj nga suksesi”, theksoi mes tjerash Kurti.

Duke folur për gjykimin në Dhomat e Specializuara, Kurti ka thënë se nuk ka pritur drejtësi nga kjo gjykatë, duke rikujtuar se qëndrimi i tij ndaj saj, sipas tij, nuk ka ndryshuar.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.