
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka komentuar spekulimet se mund të jetë kandidat për president të Kosovës.
I pyetur në emisionin “Adresa” nëse e sheh veten në garën për postin e presidentit, Haradinaj tha se aktualisht nuk është kandidat dhe se nuk dëshiron të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, “lojërave politike”.
“ I falënderoj të gjithë ata që më besojnë mua për çfarëdo përgjegjësie të caktume. S’jam kandidat dhe s’du të bëhem pjesë e lojërave politike. Pra, ka veç lojna. Nuk e shoh që do ta kemi presidentin, shoh zgjedhje”, deklaroi Haradinaj.