
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Politiko”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk kishte pritur drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se këtë qëndrim e kishte shprehur që nga fillimi.
Behrami tha se deklarata ngre pyetjen se çfarë ka bërë shteti gjatë gjashtë viteve për të ndikuar në vendosjen e drejtësisë në këtë proces.
“Nëse një kryeministër që ka udhëhequr qeverinë për gjashtë vjet, gjatë gjithë procesit, nuk ka pritur drejtësi, atëherë pyetja logjike është: çka ke bërë ti si shtet për me vendos drejtësinë në këtë gjykatë? S’mundesh me thanë ‘s’kam pritur drejtësi’ edhe me lanë aty. O duhet me ndërmarrë hapa që me vendos drejtësinë”, tha Behrami.