
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka folur për ish-ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke thënë se për të ka dy qasje të ndryshme.
I pyetur në emisionin “Adresa” për Gërvallën, Haradinaj tha se njëra lidhet me figurën e saj si e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, ndërsa tjetra me aktivitetin e saj politik.
“Unë kam dy pamje. Një në bazë të asaj që është e bija e Jusuf Gërvallës, dhe e dyta si politikane që s’ka për të respekt me qëndrimet e saj, s’ka respekt”, tha Haradinaj.