Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Siguria energjetike, forcimi i paqes në rajon”, Ferit Hoxha pret në takim ambasadorin e ri amerikan

Gazeta10
01 October 2026 - 10:14

Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, është takuar me ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt.

Për këtë takim ka shkruar ambasada amerikane në Shqipëri, e cila foli për zgjerim të bashkëpunimit në të dyja vende, përfshirë sigurinë energjetike dhe forcimin e paqes e stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Një partneritet historik me një vizion  të përbashkët për të ardhmen. Ambasadori Eric Wendt u takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare. Që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Wendt dje zhvilloi edhe takimin e parë me kryeministrin Edi Rama pas ardhjes në Tiranë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.