
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një njoftim dhe video për protestën e sotme në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Protesta do të mbahet me fillim nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Shihemi sot n’16:00 n’shesh!”, thuhet në njoftimin e “Liria Ka Emër”.