
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri që ka përfshirë një objekt në Fushë Kosovë.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës./Gazeta10