
Gazetari Zeqir Hasani ka dhënë detaje nga vendi i ngjarjes, ku një depo afariste me lojëra për fëmijë është përfshirë nga zjarri rreth orës 18:00.
Ai ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Një depo afariste me lojëra për fëmijë rreth orës 18:00 është përfshirë nga zjarri, nuk ka të lënduar dhe policia së bashku me zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha Hasani.
Sipas tij, afër depos së përfshirë nga zjarri ndodhet edhe një depo tjetër që merret me përpunimin e materialeve të drurit.
“Afër kësaj depoje ndodhet edhe një depo e cila merret me përpunimin e shtëpizave, siç njihen, me materiale të drurit, por që nuk kemi informacione zyrtare nëse është përfshirë edhe ajo depo nga zjarri”, shtoi Hasani./Gazeta10