
Një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta gjatë intervenimit në depon që u përfshi nga zjarri në Fushë-Kosovë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ekipet emergjente i ofrojnë trajtim mjekësor zjarrfikësit të lënduar.
Vlen të theksohet se, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të vazhduar intervenimin në shuarjen e zjarrit./Gazeta10