Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj: UÇK-në kanë tentuar ta njollosin tash e 26 vjet, por nuk kanë arritur asnjëherë

Gazeta10
02 October 2026 - 23:35

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përballur me përpjekje të vazhdueshme për njollosjen e saj përgjatë 26 viteve të fundit.

Ai ka thënë se, sipas tij, ka pasur edhe karriera të ndërtuara ndër vite mbi narracionin kundër UÇK-së, por që këto përpjekje nuk kanë arritur ta njollosin atë.

“UÇK-në e kanë njollosur dhe kanë tentuar ta njollosin tash e 26 vite, ka karriera të ndërtuara me vite me narracionin kundër UÇK-së, por e rëndësishme është që nuk kanë arritur asnjëherë ta njollosin”, ka thënë Limaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.