
Një vajzë 20-vjeçare nga Kosova, Elvina, po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Sipas dokumentit të publikuar nga familjarët, Elvina është diagnostikuar me leukemi akute limfoblastike. Në raportin mjekësor thuhet se, për shkak të natyrës së sëmundjes dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm, rekomandohet trajtim jashtë Kosovës dhe se procedura përkatëse nuk realizohet në Kosovë.
Familja ka bërë apel për ndihmë financiare, pasi trajtimi në Turqi paraqitet me një kosto të konsiderueshme. Sipas informacionit të publikuar në thirrjen për donacione, kostoja e parashikuar është 200 mijë euro, ndërsa familja thotë se një pjesë e shpenzimeve pritet të mbulohet nga shteti.
“Çdo kontribut, sado i vogël, ka shumë rëndësi”, thuhet në apelin për mbështetje.
Familjarët kanë publikuar edhe të dhënat bankare dhe një lidhje të GoFundMe për personat që dëshirojnë të kontribuojnë.
