Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi Kurti-Trump, Avni Arifi: Mashtrim, ka pasur veç foto dhe hiç asgjë tjetër!

Gazeta10
03 October 2026 - 19:35

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi ka komentuar fotografinë e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpit në OKB.

Në emisionin Java të Kanal 10, Arifi ka thënë se nuk ka pasur takim Kurti-Trump, por veç fotografi.

“Takimi me Trump është mashtrim sepse s’ka pasë takim por veç foto. Vit për vit, në një hotel të New Yorkut, Shtëpia e Bardhë ofron mundësi për krejt krerët e shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së të bëjnë një foto me Trump dhe zonjën e parë. Edhe Obama, edhe Biden i praktikonin këto. Vitin e kaluar, me orë të tëra kanë pritë 144 burra të shteteve për një foto me Trump”, tha thënë ai.

Arifi ka thënë se Kurti asnjëherë deri tani nuk i është hapur dera në SHBA, porse ai atje ka shkuar vetëm si turist. / Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.