
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është miratuar në parim me votë unanime nga Komisioni për Legjislacion.
Kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se të nëntë anëtarët kanë votuar pro projektligjit.
Me miratimin në Komision, projektligji tashmë i hapet rruga shqyrtimit dhe votimit në seancë plenare të Kuvendit.