Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin

Gazeta10
05 October 2026 - 9:43

Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton KosovaPress.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se nga objekti i Kuvendit nuk do të mund të dalë asnjë deputet pa e miratuar ndryshimet ligjore të Gjykatës Speciale.

Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara po kërkohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Sot do të qëndrojmë këtu të gjithë deri sa të votohet ai ligj. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet i Kosovës nga ky Kuvend pa e votuar atë ligj. Populli që 20 ditë e 20 net është në sheshet e Kosovës dhe Evropës, në çdo qytet, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.