
Disa protestues e kanë tërhequr dhe e kanë sulmuar ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, në afërsi të qeverisë.
Bislimi po ecte përreth gardhit, ndërsa një person i është afruar dhe e ka tërhequr për xhakete.
Siç shihet në disa video të publikuara nga mediat, protestues të tjerë e sulmojnë nga larg.
Disa policë u kujdesën që ta mbronin Bislimin dhe t’i ndalnin protestuesit.