Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazeta10
05 October 2026 - 14:45

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji mori mbështetjen e 81 deputetëve, përfshirë edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në sallën plenare gjatë votimit, me përjashtim të deputetit Rrustem Mustafa, i cili votoi pro Projektligjit.

Pas miratimit në lexim të parë, Projektligji pritet të vijojë procedurat parlamentare për shqyrtimin dhe votimin në lexim të dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.