Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Projektligji për Specialen, këto janë ndryshimet që parashihen

Gazeta10
05 October 2026 - 13:21

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Nisma, e cila tashmë është miratuar në lexim të parë, parasheh një sërë ndryshimesh në juridiksionin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara janë:

Ngushtimi i juridiksionit të Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me pretendimet e përfshira në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Ndryshimi i periudhës kohore të juridiksionit, e cila do të përfshinte periudhën nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000.

Kufizimi i juridiksionit territorial, duke e lidhur atë me veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës.

Kufizimi i dënimit maksimal me burgim në 15 vjet.

Transferimi te institucionet e Kosovës i rasteve që, sipas juridiksionit të ri, nuk do të binin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara.

E drejta e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin.

Mundësia që të dënuarit t’i vuajnë dënimet në Kosovë.

Mundësia e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.

Projektligji parasheh edhe rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve ekzistuese pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin në lexim të parë me 91 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Mbetet e paqartë nëse projektligji do të hidhet për votim në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.

Më poshtë mund të gjeni Projektligjin në PDF:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.