
Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, ka raportuar drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës se protestuesit nuk po i lejojnë deputetët e LDK-së të dalin nga objekti i Kuvendit.
Sipas raportimit të Hasanit, situata është krijuar pas përfundimit të seancës së Kuvendit, ku u votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Zhvillimet po përcillen nga afër, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit./Gazeta10