Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Speciales, të ndërgjegjësohemi

Gazeta10
05 October 2026 - 16:27

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se votimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të përbënte një moment historik dhe jetësor për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj tha se pavarësisht votimit të projektligjit që parasheh ndryshime në ligjin për Speciale, deputetët kanë mundësinë që ta shfuqizojnë krejt këtë gjykatë.

“Për mua personalisht mendoj që është akt historik e jetësor për një deputet me votu shfuqizimin e Gjykatës Speciale në këtë rast. E di që ka kaluar në lexim të parë, por shpresoj që deputetët në emër të popullit, në emër të qytetarëve që i përfaqësojnë, gjithë ata protestues jo vetëm në sheshin e Prishtinës, por kudo në botë, e kanë shansin historik me votu sot”, tha ai.

Haradinaj ka kërkuar ndërgjegjësim.

“E ndërgjegjësimi, e kemi thënë, vota është ajo e cila përcakton se ku do të shkojë, ku do të marrë drejtim ky proces”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është institucioni që ka mundësinë dhe legjitimitetin për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka institucion tjetër kredibil as në nivel botëror përpos Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka paralajmëruar gjithashtu se deputetët do të mbajnë përgjegjësi politike dhe para qytetarëve nëse nuk e mbështesin këtë iniciativë.

“E këta e kanë shansin, në rast se nuk votojnë do të mbajnë përgjegjësi, do të japin përgjegjësi para qytetarëve”, ka deklaruar ish-deputeti i AAK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.