Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin, mos i ik përgjegjësisë

Gazeta10
05 October 2026 - 21:24

Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga Kuvendi i Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, si dhe deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në sallën e Kuvendit për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj tha se votimi i ligjit mund të bëhet në çdo moment dhe se pas përfundimit të procesit, si deputetët, ashtu edhe protestuesit, mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Është ora 21:00 dhe në këtë orë i bëj thirrje Kurtit, VV-së dhe të gjithë deputetëve të kthehemi në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës. Po besoj që në çdo orë mundemi me u kthy me votu ligjin dhe ne me u kthy në shtëpitë tona, ne dhe protestuesit. Ikja nga përgjegjësia nuk është në nderin as të pushtetarëve, as të atyre që përfaqësojnë popullin”, tha Haradinaj.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.