
Profesori Milazimi Krasniqi duke i komentuar protestat e mbrëmshme në sheshet e Prishtinës, ka deklaruar se deputetët duhet të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Gjykatën Speciale, dhe kështu besoj edhe krijohen mundësitë për një president konsensual.
Ai këto komente i bëri në emisionin “Përditë” në Kanal 10.
Derisa duke folur për qëndrimin e LDK-së, e cila nuk i dha mbështetje në lexim të parë Ligjit për Dhomat e Specializuara, Krasniqi deklaroi se është e pakuptueshme se si LDK ka ardhë në këtë situatë.
“Si njëri nga themeluesit e LDK-së, me vjen turp prej vendimit të tyre, ngase LDK nuk e meriton këtë poshtërim që ata ja kanë bërë. LDK ka përkrahur luftën edhe në kohën ma të vështirë, ku ne kemi mbajtur tre muaj protesta në përkrahje të UÇK-së në sheshet e Kosovës dhe se LDK ka marrë pjesë në delegacionin e Rambujesë, ku faktikisht edhe janë krijuar bazat për çlirimin e Kosovës”, tha mes tjerash Krasniqi.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10