
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se vendimi në Hagë është një goditje e madhe për Kosovën dhe historinë e saj.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së ka theksuar se Ligji i kalon përmasat e subjektit politik, dhe po kërkojmë që i njëjti të miratohet në lexim të dytë në Kuvend.
“Ftoj partinë në pushtet, zotin Kurti dhe zonjën Haxhiu që të vijnë në Kuvend dhe ta votojmë Ligjin”, tha Hamza mes tjerash.
Derisa duke folur, për protestën ai tha se ajo është veprim demokratik, por skenat e tilla nuk du me besu që do të përseriten ma në Kosovë.
“Kërkoj kujdes të shtuar që mos të tensionohet situata”, shtoi Hamza.
“Që të jemi të qartë, Ligji është domosdoshmëri, është i ndarë nga posti i Presidentit”, theksoi Hamza, duke shtuar se fillimisht duhet të aprovohet Ligji e pastaj jemi të hapur me bisedu për Presidentin. /GAZETA10