Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit” – Çlirim Haziri flet para protestuesve

Gazeta10
06 October 2026 - 13:03

Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pasi tubimi i së hënës u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të dytë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave nëse kjo nuk ndodh.

“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”, tha Haziri para protestuesve.

“Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, shtoi ai.

Haziri iu drejtua gjithashtu deputetëve me fjalët: “Kjo masë do t’ju ndjekë si hije, sepse kush luan me themelet e kombit, nuk do të gjejë paqe”.

Projektligji u miratua në lexim të parë më 5 tetor, por votimi në lexim të dytë mbetet i papërfunduar.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.