Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërheqja e Bekim Sejdiut, Murati: Le të thotë po Bedri Hamza, sigurisht që Kurti e Abdixhiku do ta bindnin

Gazeta10
06 October 2026 - 16:58

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kritikoi mediat për “nxitim” pasi iu drejtuan profesorit Bekim Sejdiu për përgjigje pasi kryeministri Albin Kurti i bëri ofertë PDK’së me emrin e Sejdiut për President.

Ai tha se fillimisht u desh të merrnin qëndrimin e kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza, për ofertën që ia bëri Kurti dhe se më pas Sejdiun do ta bindnin Kurti e kryetari i LDK’së.

“Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti: edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë! Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën”.

“Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.