Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen

Gazeta10
06 October 2026 - 17:11

Avokati i angazhuar nga PDK-ja, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë.

Fetahu ka thënë se një qëndrim i tillë është juridikisht i paqëndrueshëm, duke iu referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili mundëson shmangien nga afatet procedurale me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar se 72 orë duhet të kalojnë domosdoshmërisht ndërmjet dy leximeve. Ai ka theksuar se situata aktuale dallon nga ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat u shpallën jokushtetuese për shkak të mënyrës së zbatimit të procedurës.

Fetahu ka deklaruar se materialet e Projektligjit u janë shpërndarë deputetëve më 3 tetor, ndërsa leximi i parë është përfunduar më 5 tetor, duke vlerësuar se deputetët kanë pasur kohë për shqyrtimin e materialit.

“Projektligji mund të shqyrtohet në lexim të dytë edhe sot, nëse ekziston vullneti parlamentar për ta zbatuar nenin 123 në përputhje me standardin që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Fetahu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.