Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti propozon dy emra për president: Glauk Konjufca ose Feride Rushiti

Gazeta10
06 October 2026 - 20:07

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mundësinë e rikthimit të profesorit Bekim Sejdiu në garën për President të Kosovës.

Kurti ka deklaruar se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga opozita, Sejdiu do të mund të rikthehej si kandidat për postin e Presidentit.

“Unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe dy emra të tjerë që, sipas tij, janë aktualë për këtë proces: kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti.

“Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra, të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për presidentë: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, dhe të cilët, po ashtu, janë aktualë, nëse ka interesim nga opozita”, ka deklaruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.