Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionohet protesta në Prishtinë, lëndohet një qytetar nga mjetet piroteknike

Gazeta10
06 October 2026 - 21:49

Protesta në Prishtinë është shoqëruar me tensione, pasi disa protestues kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe objektit të Qeverisë.

Gazetarja e Kanal 10, Blerina Mustafa, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur se situata është tensionuar.

Ndërkohë, një qytetar është duke marrë ndihmë të parë nga ekipet emergjente në vendin e protestës.

Kanal 10 po vijon të raportojë nga protesta për zhvillimet e fundit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.