
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në një lidhje direkte për “Politiko”, iu drejtua deputetit të Vetëvendosjes, Nezir Kraki, lidhur me debatin për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Lushtaku tha se PDK-ja, sipas tij, nuk është duke kërkuar pazare politike për këtë çështje, duke argumentuar se një nismë e tillë do të duhej të trajtohej me përfshirjen e të gjitha partive parlamentare.
“Ne nuk bëjmë pazar me ligjin për Dhomat e Specializuara. Kjo është dashur t’u drejtohet të gjitha partive, jo vetëm PDK-së”, deklaroi Lushtaku.
Ai ia atribuon përgjegjësinë për zgjidhjen e situatës Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se ajo ka shumicën në Kuvend.
“Fajtor për zgjedhje është Vetëvendosja, i kanë shumicën”, tha Lushtaku.
Më tej, deputeti i PDK-së e ftoi Krakin që, sipas tij, ta tejkalojë çështjen partiake dhe ta shohë ligjin në një dimension më të gjerë.
“Ky ligj është më i madh se unë dhe Kraki, më i madh se deputeti dhe kryeministri”, u shpreh Lushtaku.
Në fund, Lushtaku iu referua edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë: “ urime, se ma parë po e kënaq Serbinë se popullin e vet”.