Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Gazeta10
06 October 2026 - 21:22

Policia e Kosovës sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar S.S., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘kontrabandë me emigrantë’.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.