
Politologu Albinot Maloku duke komentuar zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula ka deklaruar se Kosova prej 9 gushtit 2025 ishte në atë kërkesën që “bëni institucionet”.
Ai komentet i bëri në emisionin “Përditë” në Kanal 10.
Derisa duke folur për presidenten e re, ai ka theksuar se në bazë të Kushtetutët, shefi i shtetit duhet me qenë garantuese e unitetit dhe aurën e saj politike.
Megjithatë sipas tij, akademikja Justina Shiroka-Pula ka një atutoritet shoqëror por edhe politik, por ajo që e ka përgjegjësinë mbetet Qeveria e cila duhet t’i dërgojë proceset përpara.
“Dua të besoj që presidentja e re do të unifikon skenën politike, por do ta këtë edhe atë aparencën në sferën ndërkombëtare”, tha Maloku mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10