
Analisti politik Artan Alijaj, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka komentuar zhvillimet politike të mbrëmjes së kaluar dhe votimet në Kuvend.
Alijaj tha se, nëse situata shihet nga kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë kjo e fundit, sipas tij, nuk ka arritur të marrë asgjë nga ajo që kërkonte.
“Nëse flasim për kërkesat e VV-së, nuk mori asgjë. Vetëm e përmbushi kërkesën e PDK-së”, deklaroi Alijaj.
Sipas tij, edhe pse çështja nuk ishte fillimisht temë e PDK-së, kjo parti e mori atë si të vetën dhe arriti ta çojë përpara qëndrimin e saj, përfshirë votimin e kandidatit të propozuar prej saj.
“Në këtë rast, tema nuk ishte e PDK-së, por ata e morën si të tyren dhe e votuan edhe kandidatin e tyre”, tha ai./Gazeta10
a./Gazeta10