Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“64 minatorët e ngujuar ndodhen në thellësi në rreth 645 metra, dalja po bëhet nga rrugët emergjente”, kërkohet që prokuroria të nis hetime

Gazeta10
07 October 2026 - 23:32

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) shpreh shqetësim të thellë dhe kërkon reagim të menjëhershëm për ngujimin e 64 minatorëve në minierën e StanTërgut.

“Sipas informacioneve nga terreni, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, në thellësi që arrijnë deri në rreth 645 metra”, thuhet në reagim.

IHDNj kërkon nga të gjitha institucionet dhe ekipet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për shpëtimin dhe nxjerrjen e sigurt të të gjithë minatorëve. Jeta dhe siguria e tyre duhet të jenë prioriteti absolut. “Çdo minutë është e rëndësishme dhe operacioni i shpëtimit duhet të zhvillohet me urgjencë, profesionalizëm dhe koordinim të plotë”, vijon reagimi.

“Sipas informacioneve të deritanishme, dalja e minatorëve po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për të mundësuar nxjerrjen e sigurt të të gjithë punëtorëve”, theksohet tutje.

“Është e domosdoshme të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet”, theksohet tutje.

Njëkohësisht, IHDNj kërkon nga Prokuroria kompetente që të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.