
Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pasditen e djeshme, njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.