Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U zu duke prerë dru dhe ofroi ryshfet, një person përfundoi në qeli

Gazeta10
08 October 2026 - 9:25

Një person është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një mbikëqyrësi të Parkut Nacional, në përpjekje për të shmangur procedimin e një rasti të prerjes së kundërligjshme të druve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar më 7 tetor 2026 dyshohet se i ka ofruar ankuesit, po ashtu shtetas kosovar, dy herë nga 20 euro, në këmbim të mosprocedimit të rastit.

Ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari dyshohet se kishte prerë dru në mënyrë të kundërligjshme brenda territorit të Parkut Nacional në Dragash.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.