Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Gazeta10
08 October 2026 - 9:37

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës pas dyshimit e ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj ish të dashurës së tij.

PK ka raportuar që i njëjti ka kanosur viktimën me datën 6 tetor.

“Është arrestuar më 07.10.2026 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare- ish të dashurës së tij, ndërsa me datën e cekur të njëjtën e ka kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.