Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deda: Presidencën e re vlerësojeni pas tre muajsh, mos u ngutni me gjykime

Gazeta10
09 October 2026 - 11:55

Analisti politik Ilir Deda ka bërë thirrje që presidentes së re t’i jepet kohë për të dëshmuar rezultatet e punës së saj, duke theksuar rëndësinë e kontinuitetit institucional dhe të mirëbesimit mes institucioneve politike.

Deda ka vlerësuar se Presidenca duhet të ruajë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të ndërtojë mirëbesim edhe me opozitën.

“Përbashkimi është punë e rëndë që nuk matet me ditë apo me emërime këtu e aty”, ka theksuar ai.

Sipas Dedës, efektet e punës së presidentes së re nuk mund të vlerësohen menjëherë, por vetëm pas një periudhe të caktuar.

“Efektet e presidencës së re mund t’i matni tek pas tre muajsh. Kështu që mos u ngutni”, ka deklaruar Deda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.