
Ish-komandanti i UÇK-së dhe anëtari i LDK-së, Blerim Kuçi në emisionin “Adresa” ka deklaruar se do të paraqiste kallëzim penal në gjykatë nëse do ta dinte se kush e ka vrarë komandant Drinin.
Kuçi ka thënë se askush nuk do të mund ta ndalte që të kontribuonte në zbardhjen e vrasjes së tij.
“Unë, nëse e kisha ditë se kush e ka vra komandant Drinin, sot isha shku në gjykatë edhe s’ka asnjë njeri që kish mujtë me më ndal me bo kallëzim penal dhe me dhënë kontributin tim për zbardhjen e vrasjes së tij”, ka thënë Kuçi./Gazeta10